MENU
klinika

"Të montosh disa gjëra nuk do të thotë film''

Gent Hazizi për Ermal Mamaqin: ‘Nuk mund ta quaj kineast’

02.07.2020 - 12:05

Së fundmi aktori Gent Hazizi ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”. I pyetur se pse nuk kanë filmat e tjerë të njëjtin sukses si filmat e Ermalit, ai u duk sikur nuk dëshironte të fliste, megjithatë vendosi të përgjigjej:

“Në qoftë se Ermali është i sukseshëm, bravo i qoftë Ermalit. Kjo nuk do të thotë se filmat e tjerë janë më pak të suksesshëm. Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vë dot në kandar këto gjëra. Po flasim për Gjergj Xhuvanin autor dhe Ermali sigurisht bën filmat e vet.”- tha Gent Hazizi.

Më pas u pyet edhe në lidhje me debatin midis aktorëve nëse këto filma kanë vlera apo jo, për të cilin Genti u shpreh:

“Unë e them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht. E mira është të mos fillojë të quhet kineast. Unë s’mund ta quaj kineast, unë quaj kineast Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Alimanin, Dhimitër Anagnostin. Të thuash që jam kineast është një çik shumë ose është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film. Por këta nuk janë kineastë, të paktën për shijet e mia.” – përfundon deklaratën e tij Genti.

Për më tepër mund të shihni edhe videon (min 13:35):