MENU
klinika

Të dhënat e 24 orëve të fundit

Gjashtë viktima, 213 raste të reja me koronavirus në Kosovë

24.07.2020 - 14:28

Edhe 213 raste pozitive me koronavirus dhe gjashtë viktima u regjistruan në Kosovë në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 494 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës: 80 raste.

Instituti po ashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara janë shëruar edhe 109 pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 6,680.

Prej tyre, 164 pacientë kanë vdekur, ndërsa 3,614 janë shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Raste aktive aktualisht janë 2,902./REL

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat