Duke nisur nga sot, në Prishtinë priten të bëhen testimet serologjike për Covid-19. Mësohet se ky testim do të bëhet në Qendrën e Studentëve, derisa prioritet do të jenë grupet më të rrezikuara.
Për këtë fakt ka njoftuar vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai theksoi se deri më tani janë kryer teste për 60 persona.
“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptoma. Momentalisht, jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë, e brenda dy javësh do të jemi me kapacitet rreth 400 në ditë. Synimi primar në fillim është që përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat). Na priftë e mbara në këtë kapitull të ri”, ka shkruar ai në Facebook.