MENU
klinika

Aktakuza

Hashim Thaçi thyen heshtjen, ja kur flet për katër ditët në Hagë

18.07.2020 - 08:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sonte në orën 20:00 do të flasë për katër ditët e kaluara në Hagë.

Thaçi ka mbërritur dje në Kosovë, ku është pritur nga qindra qytetarë.

Me pankarta “Mirë së vjen president”, e flamuj kuq e zi, e me simbole të UÇK-së, qytetarët në Morinë thanë se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përveç që është pritur nga qindra qytetarë e ish luftëtarë të UÇK-së, në pikë kalimin kufitarë në Morinë, gjatë rrugës është pritur edhe nga banorët e fshatit Komoran të Drenasit.

Ata me flamuj në dorë, kanë dal afër magjistrales që të shpie për në Prishtinë, për ta pritur presidentin Thaçi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat