MENU
klinika

Shifrat rekord të koronavirusit

Hoti: Në rast nevoje do të përdoret spitali ushtarak i FSK-së

28.07.2020 - 12:02

Kosova po punon që të integrojë kapacitetet shëndetësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të përballuar situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Kështu tha në një konferencë për media kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili të martën vizitoi spitalin e FSK-së.

“Bashkë me ministrin e Shëndetësisë (Armend Zemaj), inspektuam spitalin ushtarak, për të parë kapacitetet që FSK do t’i vë në dispozicion të Qendrës Spitalore, në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim edhe këto kapacitete. Do të punojmë së bashku me stafin shëndetësor të FSK-së që të integrohen me Ministrinë e Shëndetësisë edhe me Shërbimin Spitalor, për të përballuar situatën nëpër të cilën po kalojmë”, tha kryeministri Hoti.

Sipas Hotit, situata me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duket se po “përkeqësohet”, prandaj, shtoi ai, “ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që t’i kemi përpara në javët dhe muajt e ardhshëm”.

Hoti njoftoi se Qeveria e Kosovës po mëton të miratojë masa të reja kundër koronavirusit, të cilat janë propozuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus –e deri më 27 korrik, janë regjistruar 7,413 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 185 kanë vdekurdhe 4,027 janë shëruar.

Pacientët që janë me koronavirus po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitale rajonale në vend. Vetë kryeministri Hoti ka paralajmëruar se kapacitetet shëndetësore të Kosovës, për të trajtuar pacientët me COVID-19 janë të mbingarkuara./rel

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat