MENU
klinika

Sistemi shëndetësor në Kosovë në prag kolapsi

Hoti: Vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

25.07.2020 - 16:18

Nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus.

Kështu ka deklaruar të shtunën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë.

Hoti ka thënë se tri instrumentet e vetme që mundësojnë menaxhimin e situatës është mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës personale.

Ai tha po ashtu se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen e disa klinikave për t’i shfrytëzuar më pas ato për personat e prekur me koronavirus.

“Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor për të krijuar kapacitete shtesë për të parandaluar situatën ku nuk kemi ku t’i shtrijmë njerëzit që kërkojnë të shtrihen ne spital”, tha Hoti.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se në ditët në vijim do të rritet numri i testeve për personat që dyshohen se janë të prekur me COVID-19,

Kryeministri ka shprehur shqetësimin e tij edhe për siç tha ‘mosrespektimin e detyrave nga policia dhe Inspektorati’.

Ndërkohë, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus. Numri i të shëruarve ka arritur në 3753.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”

Ish-zyrtari i OBSH-së në Kosovë

“Koronavirusi mund të rikthehet në vjeshtë”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat