30.07.2020 - 12:27
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) llogaritet 396.5 miliardë lekë dhe 50.6% e tyre u transportua me det.
Referuar raportit të INSTAT-t mbi statistikat e transportit, gjatë periudhës janar-qershor 2020, mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 12.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Sa i përket importeve, INSTAT raporton se në gjashtëmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me det zënë 48%.
Gjatë kësaj periudhe, mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 7.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.