MENU
klinika

Serie A, Java 35

Inter ngec sërish, Roma luan “tenis”

22.07.2020 - 22:46

Dy barazime radhazi për Inter, e fundit sonte në “San Siro” ndaj Fiorentinës 0-0 dhe zikaltrit mbeten në vendin e tretë. Shpërthen Roma, që shënon 6 gola në transfertë ndaj SPAL, që ka rënë nga Serie A.

Barazimi i Inter është një rezultat që i bën punë Juventus-it, që mund të shpallet kampione e Italisë me një fitore kundër Udinese-s të enjten në mbrëmje.

Roma është kthyer në vendin e pestë të renditjes pas tores bindëse 6-1 të marrë në shtëpi kundër Spal-it të vendit të fundit që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B.

Genoa ka tuar 2-1 derbin kundër Sampdoria-s dhe ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës. Mban gjallë shpresat për mbijetesë Lecce, pas fitores 3-1 të marrë kundër Brescia-s, duke e dënuar këtë të fundit me rënien në Serie B.