MENU
klinika

Sondazhi

Japonezët nuk duan Olimpiadën e Tokyos

06.07.2020 - 12:04

Skepticizmi vijon të mbajë të mbërthyer zhvillimin e Lojërave Olimpike të “Tokyo 2021”. Sikur të mos mjaftonte pandemia e koronavirusit, organizatorët po përballen me një mori problemesh në prag të zhvillimit të turneut më të rëndësishëm sportiv në glob.

Sipas një sondazhi të kryer nga Japan News Network, popullsia japoneze është kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike të Tokyos, programuar për tu mbajtur gjatë kësaj vere, por të shtyra për në vitin 2021.

77% e të anketuarve japonezë besojnë se Lojërat Olimpike nuk mund të mbahen vitin e ardhshëm. Shumë prej tyre vënë në dyshim rreziqet shëndetësore të një ngjarje të tillë, edhe pse organizatorët besojnë se puna e tyre do të shmang përhapjen e virusit mes pjesëmarrësve dhe gjithçka do të ishte nën kontroll.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zyrtarëve të lartë të politikës japoneze. Kryeministri Shiuzo Abe ka zhvilluar një takim me guvernatoren e rizgjedhur të Tokyos, Yuriko Koike, ku në qendër të bisedimeve ishte zhvillimi i Lojërave Olimpike verën e ardhshme.  “Tokyo 2021” parashikohet të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht