Juventus është mposhtur si kampion. Bardhezinjtë u thyen në transfertë me Cagliarin, me vendasit që fituan 2-0. Asnjë gol për Cristiano Ronaldon, që mbetet në kuotën e 31 golave, 4 më pak se Immobile. Mbetet edhe një ndeshje dhe sulmuesi i Lazios tashmë duket se zotëron 2 “Këpucët e Arta”, në Itali dhe Europë.
Mbetet edhe një ndeshje dhe sulmuesi i Lazios tashmë duket se zotëron 2 “Këpucët e Arta”, në Itali dhe Europë. Në “Sardegna Arena” të Cagliarit, të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e parë me autorë Gaglianon dhe Simeonen.
Roma fitoi 2-3 në fushën e Torinos duke zënë përfundimisht vendin e pestë, pasi diferenca me Milanin mbetet 4 pikë. Për verdhekuqtë shënuan Dzeko, Smalling dhe Diawara (me 11-metërsh), ndërsa për vendësit e tundën rrjetën Berenguer dhe Singo.
Fiorentina shkatërroi 4-0 Bolognan në “Artemio Franchi”, ku shkëlqeu me treglolësh Chiesa, ndërsa finalizimi e rezultatit të përkohshëm 3-0 mban firmën e Milenkovic.