MENU
klinika

Koronavirusi

Kosova nuk do të kërkojë teste për COVID-19 për shqiptarët

29.07.2020 - 11:19

‘Qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.’

Është kjo deklarata që vjen nga ministri i shëndetësisë së Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për masat ndaj koronavirusit, pas takimit me ambasadorin Minxhozi.

Përmes një postimi në facebook, Zemaj shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit.

Postimi i plotë:
Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.
Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!
#QeveriaHoti

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve…

Gepostet von Armend Zemaj am Mittwoch, 29. Juli 2020

 

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat