MENU
klinika

“Shifrat e fundit janë tmerruese”

Kreu i Shërbimit Spitalor flet për situatën: Nëse vazhdohet kështu…

11.07.2020 - 13:11

Rritje e frikshme e rasteve te reja me koronavirus ne Kosove. Vetem dje janë konfirmuar 205 raste të reja dhe 3 persona kane humbur jeten. Kreu i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK’së), Valbon Krasniqi, ka thënë se këto shifra janë tmerruese për Kosovën.

“Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar. Kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur. Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”, ka deklaruar Krasniqi, raporton Express.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar mbrëmë se janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4512. Prishtina, Ferizaj, Prizreni, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica, Peja, Vushtrria, Obiliqi, Shtimja, Dragashi, Lipjani, Rahovec, Drenasi, Istogu, Gjakova, Kacaniku, Skenderaj, Klina, Malisheva, Mitrovica e Veriut dhe Suhareka. Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 61 persona të prekur nga koronavirusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-zyrtari i OBSH-së në Kosovë

“Koronavirusi mund të rikthehet në vjeshtë”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat