MENU
klinika

“Nuk mund të imagjinohet ajo që ndodhi në Tiranë”!

Mediat greke raportojnë ngjarjen në Kombinat

03.07.2020 - 14:23

Mediat greke kanë përcjellë ngjarjen e një dite më parë në Kombinat, ku u vetëflijuan nga mosushqyerja nëna Zhaneta Josifi dhe njëra nga vajzat e saj, Anisa.

 “Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë”, kështu nis raportimi i lajmit media greke.

Referuar mediave shqiptare, Zougla shkruan se tre gra, një nënë dhe dy vajza, besimtare të fesë së Dëshmitarëve të Jehovait, vendosën të sakrifikojnë veten për  t’u ringjallur dhe për të arritur jetën e përjetshme që pretendon ky sekt fetar.

Si rezultat, 56-vjeçarja Zhaneta dhe vajza e saj Anisa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë, ndërsa motra e vogël Bletra u dërgua në spital në gjendje kritike, për shkak të mosngrënies për një kohë të gjatë.

Zougla, duke cituar mediat shqiptare thotë se Anisa dyshohet se ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra, në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit.

Ngjarja në fjalë ka tronditur opinion publik, ndërsa është zbuluar pas denoncimit të vëllait të 56-vjeçares, i cili i tha policisë se asnjëra prej tyre nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!