MENU
klinika

Serie A, Java 34

Milan e kthen në “show”, Europa punë e kryer

18.07.2020 - 22:41

Vijon ecuria pozitive e Milanit pas rifillimit të futbollit. Kuqezinjtë fituan sonte 5-1 në “San Siro” përballë Bologna-s dhe e shohin veten në vendin e gjashtë, në Europë.  Milan nuk është mposhtur në 9 ndeshja duke nisur nga 12 qershori, me 6 fitore dhe 3 barazime.

Dhjetë minuta i janë dashur Milan-it për të gjetur golin kundër Bologna-s. Një gol që është shënuar nga 21-vjeçari Saelemaekers, që ka shënuar me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë. Protagonist edhe Theo Hernandez, i cili ka dhënë asistin

Milan ka dyfishuar në minutën e 24-t. Kuqezinjtë kanë shënuar me Calhanoglu, i cili ka përfituar nga “asisti” i marrë nga portieri kundërshtar. Është mbyllur 2-1 pjesa e parë. Miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 45-të me Tomiyasu, që ka mposhtur Donnarumma-n me një predhë.

Bennacer ka çuar shifrat në 3-1 në minutën e 49-të, ndërsa Rebic ka realizuar golin e katërt në të 57-ën pas pasimit të Ibrahimovic, që sërish është zëvendësuar (61’). Nw 92’ “firmos” edhe Calabria. Dominim total i Djallit dhe fiton pa probleme ndeshjen, që nuk ishte menduar kaq e lehtë për të besuarit e Piolit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN