MENU
klinika

“Mësohuni të jetoni me virusin edhe për 6 muaj”

Mjeku infeksionist: Situata po rëndohet edhe nga…

13.07.2020 - 10:16

Mjeku infeksionist në Kosovë, Izet Sadiku duke bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese të Covid-19, deri sa të zbulohet një vaksinë kundër virusit, u shpreh se duhet të mësohemi të jetojmë me të së paku edhe për 6 muaj.

Ky arsyetim i tij vjen edhe pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk premton që kjo situatë do të kalojë shpejtë, pa u zbuluar vaksina.

Situata në Klinikën Infektive është e rënduar, tha mjeku, pasi për 5 ditë janë shënuar mbi 1000 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Sipas Sadikut, kapacitetet tani më janë të mbushura, në spitalet e Kosovës dhe në QKUK janë mbi 300 pacientë të shtruar, mbi 170 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Infeksionisti theksoi në një intervistë për emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 se edhe numri i madh i të infektuarve të punëtorëve shëndetësor po e rëndon situatën. Ai tha se rreth 420 punëtorë shëndetësor janë të infektuar me Covid-19.

Deri më 12 korrik numri total i rasteve pozitive është 4.931, me gjithsej 102 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe 2.267 të shëruar

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat