Juventus mposhtet përsëri, kësaj here në fushën e Udineses, me këtë të fundit që fitoi 2-1 në limitet e takimit. Bardhezinjtë humbin shansin për të fituar titullin e nëntë kampion radhazi.
Juventus kaloi në avantazh me anë të Matthijs de Ligt. Mbrojtësit i doli një top i mirë që e ndali mirë me këmbë dhe me një goditje të fortë e dërgoi në rrjetë për 0-1. Rrjeta u shënua në minutën e 43′ dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë.
Ka nisur me një gol të befasishëm pjesa e dytë. Torinezët, në fakt, janë kapur në befasi në minutën e 52-të nga një gol me kokë i Nestorovski-t. Lojtari i vendasve është lënë i lirë në mënyrë të pashpjegueshme nga lojtarët e Sarri-t. Në minutën e 92-të Fofana ka ndëshkuar miqtë. Udinese merr një fitore prestigji, duke i mohuar titullin Juventusit.