MENU
klinika

Flet xhaxhai i 21-vjeçares që ndërroi jetë tek Infektivi

“Nuk vdiq nga Covid-19, e kanë vrarë ata”

18.07.2020 - 13:33

Disa ditë më parë vendi ynë do tronditej nga vdekja e një 21-vjeçareje nga Covid-19, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë do bëhej kështu viktima më e re në vendin tonë nga nisja e epidemisë. Vajza kishte 7 ditë me temperaturë por vetëm mbrëmë është shtruar në spital. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Shëndetësisë tha se gjendja e vajzës u rëndua në mënyrë të menjëhershme dhe e reja vuante nga sindorma metabolik (obeziteti).

Mirëpo sipas familjarëve të saj, Amantia Çarçiu nuk ka vdekur nga koronavirusi por nga problemet e tjera që kishte si diabeti dhe bajamet. Kështu ka deklaruar xhaxhai i 21-vjeçares së fundmi në një intervistë për Newsbomb.al

“Vajza ka vuajtur nga diabeti dhe bajamet, ka shkuar në spital me temperaturë nga bajamet. Ka qenë më tempertaturë të vazhdueshme disa ditë. Ne nuk e dërguam menjëherë në spital sepse e dinim si ishte gjendja të Infektivi dhe për më tepër e dinim që temperaturën ia shkaktonin bajamet. Vajza kishte një javë e shtruar në spital por e kishte kaluar tre-katër herë këtë krizë”, thotë xhaxhai teksa mohon me forcë që 21-vjeçarja të ketë vdekur nga COVID.

“Nëse ajo është viktimë e covidit, atëhere e kanë vrarë ata. Kam tre javë që kam ardhur nga Gjermania dhe doja të dilja me të dhe jo ta varrosja. Në 24 orët e fundit, para se të ndërronte jetë, vajza ka folur me mua në kamera: më vjen shumë keq që s’e regjistrova videon. Humba dritën e syve. Sot e motra, shkoi të tërheqë dosjen nga spitali dhe çfarëdo të jetë shkruar në atë dosje unë nuk e besoj, nuk e di çfarë politike luhet që thonë se vajza vdiq nga COVID por unë i akuzoj drejtpërdrejt dhe marr gjithçka parasysh sepse kam besim që e drejta do vërtetohet”, thotë më tej Fredi Çarçiu teksa shton se asnjë prej familjarëve të Amantias, përfshirë edhe të ëmën që i ka ndenjur te koka gjatë ditëve me temperaturë, nuk janë testuar pozitivë me COVID.

“Amantia nuk ka vdekur nga COVIDI, që u fusin frikën njerëzve këta. Dua të përgënjeshtroj këtë. Ka qenë një vajzë që kush e shikonte në rrugë e mbante mend me buzqëeshjen e vet, e donte jetën dhe luftonte pavarësisht mbipeshës, e kalonte me shaka, të gjithë e donin, ishin prototipi i lagjes. Sapo kishte mbaruar provimin e shkollës së lartë, tani në korrik kishte dhënë provimin e saj të parë, nuk arriti të merrte as diplomën”, përmbyll mes dhimbjes dhe trishtimit për humbjen e madhe xhaxhai i Amantias.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!