MENU
klinika

Para ndeshjes së Champions

Panik te Real Madrid, një futbollist me Covid-19

28.07.2020 - 13:18

Situatë paniku në radhët e Real Madrid në prag të ndeshjeve të Champions League. Mariano Diaz rezultoi me Covid-19, duke e prishur disi atmosferën e titullit kampion, por edhe shqetësuar bashkëlojtarët e tij, me të cilët ka pasur kontakte. Futbollisti është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Sipas protokolleve përkatëse mjekësore, Mariano Diaz duhet të mbetet në karantinë derisa të konfirmohet i shëruar përmes dy tamponëve radhazi. Ai nuk është stërvitur sot me shokët e skuadrës. Duke pasur parasysh afatet kohore të daljes nga karantina në kësi rastesh, sulmuesi në fjalë e humbet ndeshjen e kthimit të 1/8 finale kundër Manchester City.

26-vjeçari, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës Los Blancos, shijoi disa ditë pushimi pas sigurimit të titullit në La Liga. Pas kthimit nga ato pushime të shkurtëra, klubi kreu testime për koronavirus te lojtarët dhe Mariano rezultoi pozitiv.

Nga shtimi i rasteve në Spanjë, në Angli u mor vendimi që kushdo që vinte nga ky vend, do të futej në karantinë. Dhe menjëherë ndeshja e kthimit për Champions, Manchester City-Real Madrid, u vu në dyshim. Por në këtë rast do të ketë një përjashtim të rëndësishëm.

Skuadra e Zidane do të udhëtojë drejt Anglisë për të luajtur atje sfidën e kthimit e qetë, edhe pse sa i takon anës sportive, duhet të djersijë shumë për të përmbysur humbjen 1-2 në Madrid. Qeveria angleze hoqi karantinën për delegacionin e spanjollëve. Ndeshja do të zhvillohet sipas planit në stadiumin “Etihad”, pa praninë e spektatorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përjashtohen nga karantina sportistët

Nuk ka panik për ndeshjen Man City-Real Madrid