MENU
klinika

"...iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”

Presidenti reagon pas vdekjeve të fundit me COVID 19

06.07.2020 - 10:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas rritjes së numrit të të vdekurve nga koronavirusi në vend, raporton Gazeta Express.

Thaçi në Facebook ka shkruar se rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë.

“Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë presidenti.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga pandemia.

“Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar i pari i shtetit./GazetaExpress

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Sindikatës flet për situatën në Kosovë

‘Stafi shëndetësor është i stërlodhur dhe i mbingarkuar’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat