MENU
klinika

Shefja e OBSH-së në Kosovë paralajmëron

“Prisnim rritje rastesh, por jo në këtë masë”

07.07.2020 - 07:44

Drejtoresha e Zyrës së OBSH ne Kosove, Isme Humolli, ka thënë se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ka qenë e pritshme, por jo deri në këtë masë siç po ndodh në Kosovë.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se institucionet përkatëse duhet jenë të përgatitura dhe të përpilojnë strategji sepse pandemia mund të zgjasë një deri në dy vjet.

“Nuk duhet të jetë një studim shkencor për të parë se çfarë po ndodh. Rritja e numrit të rasteve është pritur pas çlirimit të masave, por jo deri në këtë masë siç po ndodh në Kosovë. Ajo që po ndodh është në lidhshmëri me mosrespektimin e masave që janë alfa dhe omega në parandalimin e sëmundjes”.

“Kjo në Kosovë nuk është duke ndodhur – po vërehet një injorim nga ana e qytetarëve dhe nuk po respektohen rekomandimet e institucioneve përkatëse”.

“Covid-19 karakterizohet me një shkallë të përhapjes dhe me një shkallë të lartë të infektueshmërisë – kjo është arsyeja pse përhapet kaq shpejt. Nëse nuk i ndërmarrim masat parandaluese, rritja është e menjëhershme”.

Sipas saj, çdo largim nga masat e rekomanduara, ndikon deri te rritja e numrit enorm të rasteve siç po ndodh në Kosovë.

“Masat ndoshta nuk janë të vonuara, por në kohë kur është bërë lirimi i masave, është dashur të kërkohet nga pronarët e kafeneve dhe nga qytetarët që ta mbajnë distancën fizike dhe maskat”.

“Nuk mund të them se është dështim i shtetit duke pasur parasysh se në ligjet në fuqi ka mangësi shumë të mëdha sidomos në aspektin e dënimeve. Merret një vendim nga MSH dhe menjëherë e quajnë anti-kushtetues. Kjo po shkakton një paqartësi se cilat vendimet duhet t’i respektojnë qytetarët e Kosovës”.

“Kjo është një situatë e cila nuk pritet të përfundojë shpejt, më së paku pritët që të zgjatë 1 deri në dy vjet”

“Nuk do të ketë normalitet sikur para Covid-19. Kjo do të lidhet me vendosjen e masave dhe distancën. Edhe unë e kam pasur të vështirë ta mbaj maskën, por pas një kohe të shkurtër mësohemi me të”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat