MENU
klinika

“Legends Only League”

Projekti i Mike Tyson, ligë për veteranët e sportit

23.07.2020 - 15:18

Krijimi i një lige për ato që duan të rikthehen. Është kjo idea më e fundit e ish-kampionit të botës, Mike Tyson, i cili duket më në formë se kurrë për një duel të mundshëm në ring. Mosha 54-vjeçare nuk e ka penguar të stërvitet maksimalisht, por njëkohësisht ka gjetur kohë për të zbuluar edhe një nga planet e tij për të ardhmen.

Në postimin e fundit në “Instagram”, ai i bëri thirrje të gjithë legjendave të sportit tashmë në pension që të rikthehen sërish në fushë si profesionist, pjesë e ligës së ideuar prej tij, “Legends Only League”.

“Është një ligë jo vetëm për boksierët. Ne po flasim për bejsbollin, basketbollistë, futbollistë të të gjitha llojeve të ligave. Të gjithë mendojnë se janë të moshuar, por ata munden sërish. Jetoni vitet e lavdisë tënde për herë të dytë. Ne do lustrojmë yjet e vjetër dhe do t’i bëjmë ata të shkëlqejnë përsëri” – u shpreh Tyson.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka vendosur të kthehet në ring, por ende pa kundërshtarë. Së fundmi ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë dollarë për të marrë pjesë në një ndeshje boksi pa doreza.

Janë mbi 10 kandidatë që kanë tentuar të organizojnë ndeshje me të, por Tyson po pret të duhurin…ndoshta edhe shumën e duhur, për të mbyllur njëherë e mirë anën financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e boksit po stërvitet fort

Tyson refuzon 20 mln dollarë për një ndeshje

Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson