MENU
klinika

Sukses me vuajtje

PSG bën “triss” trofesh në Francë, mposht Lyon

31.07.2020 - 23:03

PSG, pasi ka fituar kampionatin dhe Kupën e Francës, bën të vetën edhe Kupën e Ligës, duke fituar me penallti ndaj Lyon. Një ndeshje shumë e luftuar, ku vetëm pika e bardhë ka ndarë fituesin.

Koha e rregullt ka përfunduar 0-0. Skuadra parisiene e dominoi sfidën, por nuk doli te goli. 90 minutat e ndeshjes panë një luftë të pastër sportive, por goli nuk erdhi. Neymar nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë, ndërsa Icardi u zëvendësua shpejt në pjesën e dytë.

Mungesa e Mbappesë duket qartë se ndikoi te skuadra kampione e Francës, ndërsa një paraqitje e tillë para Atalantës nuk është shumë shpresëdhënëse për të besuarit e Tuchel.

Edhe koha shtesë prej 30 minutash ka përfunduar pa gola. Në fund është ndjerë lodhja, pasi temperaturat nuk kanë zbritur poshtë 30 gradëve. Në minutën e fundit Rafael ka marrë karton të kuq. U deshën penalltitë për fituesin, ku PSG fiton 6-5, gaboi Traore për Lyon.