Është nisur i pari dhe ka përfunduar po i pari. Ashtu si një javë më parë, Fabio Quartaro me Yamaha Petronas fiton në Jerez të Spanjës, duke triumfuar në dy garat e para të Moto GP dhe duke hedhur kandidaturën për titullin kampion.
Në vendin e dytë u radhit Maverick Vinales, ndërsa në vendin e tretë shoku i skuadrës Valentino Rossi. Nëntë herë kampioni i botës bëri një garë të mirë, nga vendi i katërt, u ngjit në podium.
Enough said! ?
Nobody had an answer for @FabioQ20 today! ?#AndaluciaGP ? pic.twitter.com/OF1lN0zjvR
— MotoGP™? (@MotoGP) July 26, 2020
Zhgënjyen Bagnia dhe Morbidelli që ishin nisur vijat e para të startit. Plot 8 pilotë nuk përfunduar garën, ndërsa Marquez u tërhoq që një ditë më parë. Tashmë në kalendar edhe gara e Brno në Ceki.