MENU
klinika

Serie A, Java 35

Rikthehet Parma, mposht Napolin

22.07.2020 - 20:32

Parma është rikthyer te suksesi pas 5 ndeshjesh, ndërsa Napoli humb pas 5 takimesh, sfidë që përfundoi 2-1 për vendasit e Parmës. Gjithsesi, një rezultat që nuk ndikon në renditje, pasi Napoli ka siguruar Europën përmes Kupës së Italisë.

Parma ka gjetur golin e avantazhin në minutën e fundit të pjesë së parë. Ndeshja është zhbllokuar nga një penallti e Caprarit në minutën e tretë dhe të fundit të kohës shtesë. Penallti që është shkaktuar nga një prekje me dorë e Mario Rui-t, e parë me VAR. Kaq për pjesën e parë.

Miqtë janë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë duke barazuar me një penallti të Insigne-s. Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Kulusevski u ka dhuruar fitoren verdhebluve po nga pika e bardhë.

Një fitore me peshë për ekipin e mbrojtësi kuqezi Dermaku, i cili është kthyer në formacionin titullar sot. Asnjë minutë lojë për Elseid Hysaj, që është lënë stol nga Gattuso. Napoli mbetet në vendin e shtatë me 56 pikë, ndërsa Parma është ngjitur në të dhjetin me 43 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN