Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale të Champions League. Kështu, u përcaktuan çiftet çerekfinale, edhe pse disa prej skuadrave akoma nuk kanë mbyllura fazën e 1/8-tave.
Ka përplasje ekipesh të mëdha dhe pretendente, ku bie në sy një superndeshje e mundshme mes Bayern Munchen dhe Barcelonës ose Juventus kundër Realit ose Manchester Cityt. Short i lehtë për Atletico Madrid dhe PSG.
ÇEREKFINALET
Real Madrid/ Manchester City-Lyon/Juventus
Leipzig-Atletico Madrid
Napoli/Barcelona-Chelsea/Bayern Munchen
Atalanta-PSG
GJYSMËFINALET
Fituesi i Real Madrid/ City – Lyon/ Juventus me fituesin e Barcelona/Napoli – Chelsea/Bayern
Fituesi i Leipzig-Atletico Madrid me fituesin e Atalanta-PSG
FINALJA
Fituesi i Lejpzig-Atletico Madrid me fituesin e Atalanta-PSG do jetë ekipi pritës në finale.
U hodhën dy shorte për çerekfinalet dhe për gjysmëfinalet (duke kombinuar çiftet e çerekfinaleve). Nuk kishte koka grupi dhe nuk u përjashtuan përballjet mes ekipeve të një shteti e federate.
Finalja do të luhet në Estádio do Sport Lisboa e Benfica. Çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja do të jenë në një ndeshje të vetme dhe do të luhen në Lisbonë (Portugali) në gusht. Ndeshjet do të luhen në Estádio do Sport Lisboa e Benfica (e cila do të presë edhe finalen) dhe në Estádio José Alvalade.
7-8 gusht: kthimi i 1/16-ve
12-15 gusht: çerekfinalet (Lisbonë)
18-19 gusht: gjysmëfinalet (Lisbonë)
23 gusht: Finalja (Estádio do Sport Lisboa dhe Benfica, Lisbonë)