MENU
klinika

Takimi me Bashën

Ahmeti: Ndihma e Shqipërisë më e nevojshme se kurrë

21.07.2020 - 10:58

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. Në fjalën e tij, kryedemokrati e vuri theksin tek një kohezion real i forcave politike.

“Angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë është që bashkërendimi mes Tiranës e Prishtinës të jetë i plotë e i sinqertë e në funksion e në mbështetje të institucioneve e forcave politike të Kosovës.

Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pakonsultuara që kanë sjellë dëme të cilat duhet të rikuperohen vetëm përmes një përqasje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e Kosovës masivisht nga komuniteti ndërkombëtar e përparimi i Kosovës euroatlantik.

Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë por sic e dimë dhe ne në Shqipëri është plotësisht e mundur.

Megjithatë në sfidat që po kalojmë theksoj se me kryetarin e komunës së Prishtinës, ka një përvojë të cmuar e të gjatë politike kombëtare e ndërkombëtar.

Ka rëndësi një kohezion real i forcave politike, se demokracia ka minorancë e mazhorancë por edhe qëllime të përbashkëta shtetërore sic janë ato që po imponojnë zhvillimet e fundit në Kosovë e që kërkojnë me të vërtetë një gjuhë objektiva të përbashkët.

Hapësira institucionale që po krijohet shpresoj se do shërbejë për një forcim të bashkëpunimit mes forcave politike.

Së dyti u dakorduam se ecja përpara e dialogut me qëllim njohjen reciproke mes Serbisë e Kosovës, shërbehen më mirë nga një bashkërendim i ngushtë mes dy partnerëve strategjikë të kombit shqiptar e Kosovës që janë SHBA dhe BE”, tha Basha.

Kurse kryekomunari Shpend Ahmeti nënvizoi se ndihma e Shqipërië është tani më e domosdoshme se kurrë.

“Në zyrë prita kryetarin e PD, po e quaj Luli se me Lulin jemi shumë të njohur madje unë thashë është kosovar se ka jetuar këtu e njoh prej kohësh që kur ka qenë në punë në Kosovë e kemi vazhduar komunikimin edhe kur fitova unë ishte kryetar bashkie në Tiranë.

Lidhur me ngjarjet e fundit, në Kosovë e Shqipëri, ndihma e Shqipërisë është tani më e domosdoshme se kurrë. Këtë herë në nevojitet një kohezion për të dalë sa më mirë prej saj. E falenderoj Bashen jo vetëm për interesimin por edhe diturinë që e ka për cështjet e Kosovës”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat