MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta parandalojmë sidromën e “syrit të thatë”?

21.07.2020 - 07:03

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta parandalojmë sidromën e “syrit të thatë”?

Mjeku: Sindroma e syrit të thatë është një gjendje e cila manifestohet me pakësimin e sasisë së lotëve ose me ndryshimin e cilësisë së tyre. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm.

okulist syteLoti prodhohet në gjendrat e lotit, derdhet në sipërfaqen e kokërdhokut të syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë.

“Sindroma e syrit të thatë” mund të vijë si pasojë e:

Pakësimit të prodhimit të lotit
Largimi (avullimi) i shtuar nga sipërfaqja e tij. Mekanizmi i dytë evidentohet më tepër në prani të patologjive të kapakëve të syrit, mbajtja e lenteve të kontaktit ose ndryshime të sipërfaqes së kornesë.
Sindroma e syrit të thatë mund të shkaktohet në çdo moshë, po më tepër ajo shfaqet tek personat në moshën 18-28 vjeҫ, periudhë në të cilën leximi i zgjatur i librave dhe puna me orë të zgjatura përpara kompjuterit është më intensive. Gjithashtu, vihet re tek femrat pas të 60-ave për shkak të ndryshimeve hormonale në menopauzë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.