MENU
klinika

Studimi i Akademisë së Shkencave: 6-7 % e popullatës në Tiranë ka…

“Situata e pandemisë, serioze, agresiviteti i virusit s’është ulur”

20.07.2020 - 15:08

Deri në muajin qershor 2020, vetë, 6-7 % e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet nga koronavirusi. Në këtë përfundim kanë arritur specialisti akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli, të cilët kanë kryer një studim pёr pandeminё, mbi gjendjen e imunitetit të popullatës pesë muaj pas shpërthimit të COVID-19.

Akademia e Shkencave ka publikuar studimin ku nder te tjera thuhet se Mbështetur nga rezultatet e testimeve, nga situata serioze e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri në periudhën qershor-korrik, si dhe gjendjes në spitale për trajtimin e tyre, komisioni i mjekësisë dhe grupi i pandemisë tërheqin vëmendjen dhe rekomandojnë se situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur.

Ne rekomandimet e tyre, komisioni i mjekesise dhe grupi i pandemise rekomandojne qe te merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave sidomos në mjedise të mbyllura publike, si dhe të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullimet e personave dhe të dekurajohen veprimtaritë që nxisin grumbullime masive të njerëzve.

POSTIMI I PLOTE I AKADEMISE SE SHKENCAVE

“Studim pёr pandeminё, mbi gjendjen e imunitetit të popullatës pesë muaj pas shpërthimit të COVID-19”

• Deri në qershor 6-7 për qind e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet.

• Këto ditë ka përfunduar faza e parë e studimit seroepidemiologjik të gjendjes imunitare ndaj këtij virusi shkaktar i COVID-19 në popullatën e qytetit të Tiranës.

Në kuadër të nismave shkencore për njohjen, përballimin dhe zotërimin e gjendjes së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në Shqipëri, Akademia e Shkencave, nëpërmjet E-Grupit Në ndjekje të pandemisë, komisionit të mjekësisë e njësive pranë saj, ka ndërmarrë disa studime. Ndër më të rëndësishmet është ndjekja në vazhdimësi nëpërmjet testimeve serologjike të nivelit të imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2 realizuar nga specialistёt akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli.

Mbështetur nga rezultatet e testimeve, nga situata serioze e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri në periudhën qershor-korrik, si dhe gjendjes në spitale për trajtimin e tyre, komisioni i mjekësisë dhe grupi i pandemisë tërheqin vëmendjen dhe rekomandojnë:

Situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur. Veprimi dhe përhapja e tij nuk bëjnë dallime të mëdha, midis vendeve të pasura e të varfra. Vendeve të perëndimit a të lindjes.

Në fillim u duk se midis vendeve të Balllkanit, do të kalonte me efekte të ndryshme nga vendet e Evropës. Por kjo nuk po provohet me rëndimin aktual të situatës në Ballkan. Prandaj në kushtet e lehtësimit të lockdown-it, si dhe të lëvizjeve të konsiderueshme të popullatës në stinën e pushimeve verore, për të frenuar qarkullimin e virusit, sa me siper,

REKOMANDOJNE:

1. Duhet të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullimet e personave dhe të dekurajohen veprimtaritë që nxisin grumbullime masive të njerëzve. Shërbimet e restoranteve dhe bareve në mjedise të mbyllura, aktivitetet shkollore në mjedise të mbyllura, aktivitete artistike dhe sportive me spektatorë në salla të mbyllura, duhet të vijojnë të mbeten të ndaluara.

2. Të merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave sidomos në mjedise të mbyllura publike, si dhe të shihet mundësia t’u sigurohen falas atyre që nuk kanë mundësi për t’i blerë ato.

3. Të përshkallëzohen aktivitetet inspektuese lidhur me respektimin e protokolleve të funksionimit të shërbimeve të tregtisë, transportit dhe industrisë.

4. Të vijohet me forma të ndryshme të ndërgjegjësimit të publikut lidhur me përshtatjen e sjelljeve vetjake për të ulur riskun nga infektimi. Fokus më i madh duhet treguar ndaj grupeve të veçanta të popullatës që shprehin rezistencë ndaj informacionit.

5. Të intensifikohet aplikimi i praktikave për mbrojtjen e grupeve me risk të lartë, sidomos të moshuarve.

6. Të inkurajohet kudo ku është e mundur puna nga shtëpia.

7. Të intensifikohen aktivitetet e testimit dhe izolimit të personave të infektuar në komunitet.

8. Të vijohet me inkurajimin e monitorimit serologjik në grupe të ndryshme të popullatës.

Për më shumë:

Një studim i tillë, i mbështetur në testimin serologjik të imunitetit të popullatës, është miratuar dhe mbështetur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe është realizuar nën drejtimin e dy studiuesve të saj, akademikut Genc Sulçebe dhe prof. dr. Alban Ylli.
Deri tani publikut i është bërë i njohur numri i individëve që kanë rezultuar pozitivë me testim molekular të pranisë së virusit SARS-CoV-2, i njohur më gjerë si testimi me tampon. Por është fakt i njohur se numri i të prekurve të zbuluar nëpërmjet testeve, është shumë më i vogël se numri real i individëve të infektuar.

Një mënyrë tjetër për të gjetur të paktën me përafërsi numrin e personave të infektuar realisht nga virusi SARS-CoV-2 është përcaktimi i antitrupave specifike ndaj këtij virusi në një popullatë të caktuar. Individët që rezultojnë pozitivë për këto antitrupa janë ata që kanë rënë në kontakt me virusin, qoftë me simptoma të infeksionit ose pa shfaqur shenja të tij.

Studimi u krye në shërbimin universitar të imunologjisë pranë QSUT dhe është realizuar në dy faza. Në fazën e parë (java e fundit e majit 2020) u studiuan 128 dhurues gjaku nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut. Ndër to, vetëm një dhurues doli pozitiv, që reflekton një pozitivitet prej 0.8 për qind.

Në fazën e dytë, realizuar javën e parë të korrikut 2020, pra, pas rreth një muaji, u studiua pozitiviteti i antitrupave specifikë ndaj virusit SARS-CoV-2 në 264 individë të moshave 20 deri 70 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga regjistrat e mjekëve të familjes të qendrave shëndetësore nr. 3, 7, 8 dhe 9 të qytetit të Tiranës, të cilat përfaqësojnë një popullatë të përgjithshme prej rreth 202 000 banorë.

Rezultatet e përftuara tregojnë një variabilitet të lartë midis qendrave shëndetësore që u studiuan. Qendra shëndetësore nr. 7 pati një pozitivitet 0 për qind në 57 individë; qendra shëndetësore nr. 8, 2.8 për qind në 71 individë; qendra shëndetësore nr. 3, 6.3 për qind në 79 individë dhe qendra shëndetësore nr. 9 pati një pozitivitet prej 17,5 për qind në 57 individë të studiuar. Pozitiviteti i përgjithshëm në të katër qendrat shëndetësore ishte 6.4 për qind.

Nga ky studim autorët nxjerrin konkluzionin se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid-19 në popullatën e qytetit të Tiranës në 3 muajt e parë të epidemisë ka qenë relativisht e kufizuar. Ndërkohë vërehet se në qytetin e Tiranës brenda muajit qershor 2020, ka pasur një rritje më të shpejtë të përhapjes së infeksionit në komunitet, të vlerësuar në 6-7 për qind. Kjo është ende shumë larg imunitetit kolektiv të ashtuquajtur të tufës.

Akademia e Shkencave, Tiranë më 20 korrik 2020

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!