Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në kohë rekord po kryen pagesat, subvencion për fermerët e kualifikuar përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2020.
“Pagesa të kryera deri në datë 30.07.2020 nga Skema Kombëtare e mbështetjes për fermerët e këtij viti, janë 782 përfitues në vlerën 147.255.596 lekë”, njofton AZHBR.
Brenda një periudhe një muaj e gjysëm, nga mbyllja e afatit të aplikimeve (19 qershor), është shpallur vija e financimit dhe lista e fituesve, në fazën e e parë dhe lista e përditësuar me numrin e shtuar të fermerëve përfitues nga buxheti shtesë prej 400 milionë lekë, ndërsa janë kryer kontrollet administrative dhe verifikimi në terren për secilin nga rastet e disbursuara deri më tani.
E gjithë struktura e AZHBR-së, që nga pranuesi i aplikimeve në Agropika, deri tek ekzekutuesi i pagesës dhe dërgimi në Thesar, po kryen të gjithë procesin në kohë rekord.
Skuadra e AZHBR-së, përqafon filozofinë për të qenë një administratë e zhdërvjellët, që nuk harxhon kohë, nuk gjen justifikime për kohë të vështira dhe është pranë fermerit në çdo moment që kërkohet asistenca e ndihma e AZHBR-së.