MENU
klinika

Për klubet e bashkive

Tavani, futbollistët 100 mijë lekë në muaj

30.07.2020 - 17:23

Parlamenti shqiptar ka diskutuar dhe miratuar disa ndryshime thelbësore në Ligjin për Sportin, duke i dhënë theks të veçantë klubeve të futbollit në Bashki, ku jo rrallëherë është abuzuar me fondet e taksapaguesve.

Është vendosur që klubet e bashkisë të kenë një tavan page prej 1 milion lekësh të vjetra. Ndërkaq, do të ketë disa përjashtime nga taksat apo doganat për mediakamentet, pajisjet dhe veshjet sportive.

Ky rregull ndikon direkt te klubet ku bashkitë janë aksionerë kryesorë. Më i prekuri aktualisht nga ky tavan pagash është Vllaznia, pasi nuk do të arrinte të ndërtonte një ekip konkurrues për sezonin e ardhshëm, teksa me këto paga edhe në Kategorinë e Parë nuk mundesh të jesh pretendent për t’u ngjitur në Superiore.

Janë disa ekipe që varen nga bashkitë, si Vllaznia, Lushnja, Flamurtari, Kastrioti, Luftëtari, Pogradeci, Elbasani e disa të tjera, skuadra që natyrisht edhe po vuajnë më shumë se të tjerat, duke qëndruar edhe në Kategorinë e Parë.

Mirëpo ky rregull mund të ketë një të mirë. Do të shërbejë që bashkitë të nxjerrin në shitje klubet e futbollit apo të sporteve të tjera, për të mos qenë barrë, por njëkohësisht të jenë konkurrues kur të privatizohet. Ose në rastin më të keq, bashkitë do të gjejnë donatorë dhe sponsorë të ndryshëm, që të rrisin pagat e futbollistëve përmes shpërblimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sponsorizimi dhe privatizimi, hallkat kryesore

Ligji për sportin dhe nisja nga viti…zero