MENU
klinika

Pas 4 ditësh në Hagë

Thaçi: Historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk mund të rishkruhet

18.07.2020 - 19:28

Presidenti i Kosovës, ashtu siç paralajmëroi dje, ka folur sot në mbrëmje në lidhje me intervistimin e tij 4-ditor në Hagë, pas aktakuzave për krime lufte dhe tortura ndaj njerëzimit.

Thaçi shprehet se për çështje etike dhe ligjore nuk mund të japë detaje nga intervista me Prokurorin special, por i bindur i thotë se do dalë nga ky proces i pastër si loti.

Ai i bën thirrje gjithë qytetarëve që ta duan Kosovën përtej dallimeve politike, dhe këtyre të fundit i bën apel që të bashkohen. Qëllimi është njohja e Kosovës nga Serbia dhe e gjithë bota, si dhe rruga drejt integrimit europian.

“Kam respekt të plotë për zbardhjen e procesit të së vërtetës. Për shkaqe etike nuk mund të hyj në detaje konkrete të këtij ballafaqimi, por edhe nuk mund të mos ndaj asgjë me ju. Ju që më keni qendruar afër mund të keni pikëpyetje për pretendimet e Prokurorisë Speciale. Sonte të dashur qytetarë dua të ndaj me ju tri gjëra.

E para, historia e luftës çlirimtare të Kosovës nuk mund të rishkruhet nga askush. Ky proces nuk mund të rishkruhet sepse është vulosur me gjakun e djemve që kanë luftuar për lirine e Kosovës.

E dyta, ky proces i radhës është në vazhdën e 22 viteve të shpifjeve mbi Kosovën dhe luftën tonë çlirimtare. Ky proces do të vulosë një herë e mirë rolin tonë si shtetformues.

Nuk mund të mos dënohet kjo përbuzje etnike, qysh në barkun e nënës, nuk mund të harrohen sjelljet gjenocidale, spastrimi etnik. Këto do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës, të cilat nuk do të përsëriten më në Kosovë.

E treta, unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në rrugën e pavarësisë së Kosovës, ndihem sot edhe më i bindur dhe më i vendosur se përpara këtij ballafaqimi, se çfarë vlere ka sakrifica për të çuar në fund këtë zbardhje të së vërtetës.

Të dashurit e mi, sonte dua të përsëris, se për mua Kosova është gjithnjë e para. Kur atëherë isha gati të jap jetën, sot që jam prind kam për detyrë ta mbroj Kosovës, ndaj një procesi që ka përfshirë mua dhe bashkëluftëtarët, në një valë shpifjesh për krime që nuk janë kryer kurrë.

Duke iu falenderuar nga zemara për këtë solidaritet, dua t’ju them të gjithëve që ta vendosni Kosovën mbi dallimet politike. E kemi amanet nga paraardhësit tanë. Nga Ibrahim Rugova, Adem Jashari e qindra të tjerë që kanë kontribuar për këtë vend.

Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog mes forcave politike, për qeverisje të mirë dhe unitet. Veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimatre nga Serbia dhe e gjithë bota. Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë. Duhet t’i flasin botës me një zë, Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Përulem me respekt për besimin tuaj. U jam mirënjohës për gjithçka. Nuk jam dhe nuk kam qenë perfekt, por kam bërë sa kam mundur. Ju siguroj që do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi” tha Thaçi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat