MENU
klinika

Ndjek Real Madrid

Titujt kampionë, askush si Juventus në Europë

30.07.2020 - 16:33

Vijon mbretërimi i Juventusit! Bardhezinjtë zhvilluan një sezon fantastik nën drejtimin e Maurizio Sarrit, duke koleksionuar për të nëntën herë radhazi titullin e Seria A. Titulli i 36 ky për bardhezinjtë, që thellojnë hendekun me ndjekësit më të afërt në vend, Milan e Inter që numërojnë 18 tituj në elitën e futbollit italian.

Pas tyre nuk mbeten vetëm ekipet e Milanos, por nga i gjithë kontinenti. Skuadra torineze numëron më shumë titujt se askush në 5 ligat kryesore, duke mbretëruar edhe përtej kufinjve. Kampionët e saposhpallur të Spanjës, Real Madrid numëron 34, ose e thënë ndryshe 2 tituj me pak se bardhezinjtë.

Edhe pse është drejtuar nga 3 trajner të ndryshëm në 9 vitet e fundit, konkretisht, Antonio Conte, Massimiliano Allegri dhe Maurizio Sarri fitorja duket se është injektuar në gjakun e Juventusit, që nuk njeh rival në Serie A që prej edicionit 2011-2012.

Shumë i distancuar prej tyre gjenden kampionët e kurorëzuar të Bundesligës, Bayern Munich me 30 tituj, të ndjekur nga Barcelona me 26 dhe Manchester United me 20. Kampionët e rinj të Premier League, Liverpool numëron një titull më pak se “djajtë”, ndërkohë që Arsenal ka 13 e Atletico Madrid 10.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekipet kampionë që bënë më mirë

Juventus me 9 tituj radhazi nuk është rekord

Bastet e favorizojnë për titullin nr.10

Shifrat e Juves kampione, sa Inter e Milan bashkë