MENU
klinika

Mbështetje për procesin

Ursula von der Leyen mirëpret vazhdimin e dialogut

13.07.2020 - 07:07

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në Twitter të dielën ajo po ashtu ofroi mbështetje për procesin e dialogut.

“Mirëpres vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Do të jap mbështetjen time të plotë për hapat e ardhshëm në proces,” ka shkruar der Leyen.

Ursula von der Layen përsëriti mesazhin e ministrit të Jashtëm të BE-së Josep Borrell, i cili si ndërmjetës kryesor në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, theksoi se BE “ishte dhe do të jetë e gatshme të mbështesë dhe të lehtësojë përpjekjet për të gjetur një marrëveshje përfundimtare dhe juridikisht detyruese”.

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdoi sot me një video-konferencë të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë është planifikuar të mbahet të enjten, më 16 korrik në Bruksel.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat