MENU
klinika

"Të rihapen dosjet e atëhershme, duhet..."

Vetëflijimi në Kombinat/ Kulla: Më e rëndë se ato të 15 viteve më parë

06.07.2020 - 14:40

Ish- kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Kulla i ftuar në News24 ka thënë se ngjarje e vetflijimit në Kombinat të Tiranës, të  Zhaneta Josifit bashkë me dy vajzat është më e rëndë se ngjarjet seri që ndodhën në Shqipëri 15 vite më parë po prej ndikimit nga sektet fetare.

Sipas Kullës, ndryshimi është se në 2004- 2005, kishte vetflijime por të minorenëve, kurse ndryshimi I ngjarjes në Kombinat është se dy vajzat ishin të shkolluara dhe bashkë me nënën e tyre ishin të rritura dhe zgjidhnin vetë si të jetonin. Më tej ai shton se kanë kaluar shumë vite nga ligjet për jetën fetare, dhe duhen patjetër ndryshime ligjore për të përmirësuar edhe funksionimin e sekteve fetare. Ai shton se Prokuroria duhet të hapë dosjet e vetflijimeve të 15 viteve më parë për të parë nëse ka një lidhje logjike apo jo mes kësaj ngjarje dhe të atyre që ndodhën kur pikërisht Ilir Kulla ishte kryetar i Komitetit të Kulteve, si dhe për të parandaluar ato që mund të ndodhin.

”S’ka koment më të madh se ajo që ju thatë, se është nj ëngjarje që e tejkalon horrorin. Ngushëllime familjarëve. Është shokuese dhe tronditëse.

Së pari, që të kuptojmë konceptin kult apo sekt. Nëse ka qenë pjesë e një sekti, ka qenë pjesë e organizuar e atij sekti. Unë më duhet t’iu shpjegoj se veprimtaria fetare në Shqipëri bazohet në dy nene. Neni 10 është ai që lejon organizatat fetare në vend si bashkësi fetare. Kurse neni24 është lejimi që I bëhet çdo individi të besojë në zot sipas mënyrës së vet dhe bashkësitë të organizohen, sipas dy mënyrave. Duke u regjistruar në Gjykatën e rrethit përkatës, dhe vetorganizimin e brendshëm, dhe organizimin e kulteve.

Ka disa mënyra si komunikojnë agjencitë shtetërore me kultet fetare. Letërkëmbimi normal i çdo viti, prezantimi I pjesëmarrësve, përgjegjësi juridik, regjistrimi juridik. Këto janë të parashikuara me ligj. Nga pikëpamja e dialektikës shqiptare. Shqipëria është shtet jofetar, dhe nuk ka qëllim të studiojë përkatësinë, apo qasjen fetare doktrinale të çdo sekti.

Në atë kohë kanë qenë 150 organizata fetare, dhe janë veëdisiplinuar sepse sipas ligjit bëjnë dhe statutin e tyre që e prezantojnë në Gjykatë. Pra mënyra si funksionojnë.

Në 2004- 2005 ka pasur disa ngjarje, me vetëvrasje etnik, ku u ngrit edhe një komision ndërqeveritar, me urdhër të kryeministrit Nano, edhe në Komisionin e Ligjeve u bë një diskutim me të gjitha agjencitë për të parë mundësinë e përmirësimeve ligjore. Më tej erdhën zgjedhjet e 2005 dhe kjo çështje kaloi në kalendat greke dhe nuk u morr kush me të. Ngjarje e përsëritur dhe ka patur edhe ngjarje atëhere, por kjo është shumë më e rëndë se ato ngjarje.  Hetimi zbuloi përmirësimin e rregullimeve ligjore, me disa nga këto sekte fetare. Në atë kohë arritën që mua si kryetar i Komunitetit Shtetëror të Kulteve të më krijonin dhe disa përplasje me ambasadat e huaja, pasi pretendonin se cënoheshin si shtetas të huaj. Kishte një përplasje të madhe konceptuale.

Prokuroria atëhere bëri një hetim, kurse sot Prokuroria duhet të rihapë dosjet e atëhershme se çfarë shkruhej dhe nëse ka ndonjë lidhje logjike. Pra nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve. Në atë kohë kanë qenë disa ngjarje. I vetmi ndryshim është që kemi të bëjmë me dy njerëz madhorë në moshë, dhe ata mund ta zgjedhin vetë si të jetojnë dhe të vdesin. Por atëhere kemi pasur vetëvrasje për minorenë. Dhe shqetësimi ka qenë atëhere a mund t’i imponohej minorenëve. Duhet moment reflektimi për përmirësimet ligjore, për pjesën e jetës fetare. Ndryshe nga 15 vite më parë, sot ka internet dhe rrjete sociale dhe ka ndryshuar edhe tashmë është ndryshe.

Ka disa, në gjithë botën, ju do dëgjoni dhe lexoni sekte që nga Amerika e Jugut, në Afrikë, Azi në Europë. Në SHBA ka me dhjetëra që predikojnë vetvrasjen për ringjallje. Nuk është e para. Ndodh në Tiranë, me njerëz të mirëshkolluar. Nuk ia pret mendja një njeriu normal. Është dhe një element tjetër, fobia. Përtej trajtimit të rastit, autoritetet do të thellohen dhe të bëjnë një hetim të gjerë.”- tha Ilir Kulla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk mund të imagjinohet ajo që ndodhi në Tiranë”!

Mediat greke raportojnë ngjarjen në Kombinat

“Java nis me vranësira, por…”

Ja çfarë do t’i shqetësojë pushuesit në bregdet!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!