Me fillimin e sezonit turistik mijëra shqiptarë të Kosovës u dyndën në bregdetin shqiptar, ashtu si çdo vit.
Edhe pse rreziku i përhapjes së koronavirusit është i madh, përsëri u vu re një fluks i madh turistësh nga Kosova.
Si në Kosovë edhe në Shqipëri shifrat e rasteve të reja ditore me cOVID-19 janë të larta, ndaj kjo ka hapur edhe një debat të madh në lidhje me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë që duan të frekuentojnë bregdetin tonë.
Për mjekun Pëllumb Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.
“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero.