MENU
klinika

“Çështja e sigurimit të numrave..."

A i ka votat LVV-ja për rrëzimin e Qeverisë Hoti?

12.08.2020 - 17:20

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

E ende nuk dihet nëse VV i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë.

Gjatë ditës u raportua se edhe deputetë nga LDK priten të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Image

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, ka thënë se çështja e sigurimit të numrave është problematike, pasi ka tendenca që as nga opozita të mos ketë përkrahje për ta rrëzuar qeverinë.

“Çështja e sigurimit të numrave të nevojshëm për të ngritur mocionin për votimin e mosbesimit të Qeverisë aktuale është pak ca problematik, në radhë të parë nga se sikundër partitë politike pozitare madje edhe disa opozitare jo nga parimet por nga tendenca apriori nuk mund të pritet mbështetja e nismës për rrëzimin e Ekzekutivit në fjalë”, është shprehur ai.

Sipas Smakës, qeveria është formuar në rrethana problematike kushtetutare dhe dështake.

“Ndryshe Qeveria aktuale është formuar në rrethana problematike kushtetutare në një anë dhe është demonstruar inaktive, inefikase dhe dështake, në anën tjetër”, ka deklaruar Riza Smaka për “Bota sot”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Hoti: Nuk lejoj shkëmbimin e territoreve!

“Qeveria e re do burojë nga Kushtetuta, jo populiste…”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat