MENU
klinika

Si duhet të korrigjoni të dhënat bankare?

Afati i fundit për pagën e luftës, njoftim i rëndësishëm për përfituesit

27.08.2020 - 16:16

Të gjithë individët që ligjërisht janë përfitues të ndihmës financiare të akorduar nga qeveria në kuadër të pandemisë COVID-19, sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare, do të kenë afat deri më 31 Gusht për të bërë korrigjimin e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në faqen e saj zyrtare të internetit ka vendosur në dispozicion formularin që duhet plotësuar nga individët ku kërkohet numri personal i identifikimit, emër, mbiemër, emri i bankës dhe ibani i llogarisë bankare. Plotësimi i formularit të të dhënave bankare, duhet të kryhet vetëm nga individët, referuar listës së emrave të publikuar nga tatimet, për të cilët ende nuk është kryer korrigjimi i të dhënave nga subjektet punëdhënës.

Pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit. Sipas listës së tatimeve, bëhet fjalë për 544 punonjës të cilët duhet të korrigjojnë të dhënat bankare për të përfituar nga paketa numër 1, pagën prej 26 mijë lekësh dhe 2440 punonjës që kanë ende pa marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh të akorduar në paketën nr.2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN