MENU
klinika

“Që shoqëritë të jenë më paqësore dhe të zhvilluara…”

Ambasada e SHBA prezanton planin e DASH

14.08.2020 - 09:58

Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ku ka prezantuar planin e Departamentit Amerikan të Shtetit për nisjen e një nisme të rëndësishme që fuqizon rolin e gruas në të njëjtat fusha si burrat.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Që shoqëritë të jenë më paqësore dhe të zhvilluara, gratë duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë tërësisht në komunitetet e tyre. Departamenti i Shtetit njoftoi nisjen e Planit të Veprimit të Shtyllës së Tretë, i cili përfshin veprime konkrete në përgjigje të kufizimeve në pesë faktorë themelorë: mundësinë e grave për të pasur qasje në institucione, për të ndërtuar kapital, për të zotëruar dhe administruar prona, për të udhëtuar lirisht dhe për të punuar në të njëjtat fusha dhe punë si burrat.

Përmes këtij plani të ri dhe dinamik, Departamenti do të zbatojë zgjidhje efikase për të hequr pengesat në politika, ligje, rregullore dhe praktika, për të ndihmuar gratë të kenë një rol kuptimplotë në ekonomi si aktorë të barabartë ekonomikë. Mësoni më shumë rreth qasjes së Departamentit ndaj Nismës Globale për Zhvillimin dhe Përparimin e Grave të udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë në: www.wgdp.gov

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!