MENU
klinika

Falenderon Kryeministrin për iniciativën

Ambasadorja Kim: Lukashenko të pranojë propozimin e Ramës

28.08.2020 - 09:23

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, falenderoi kryeministrin Edi Rama për iniciativën e tij dhe i kërkoi qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara

Kim dha sot mesazhin e takimit mes zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Stephen Biegun dhe kryeministrit Edi Rama, njëheraz kryetar i OSBE-së të zhvilluar sot në Vjenë.

“Falënderojmë kryetarin për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara. Siç deklaroi Kryetari, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, u shpreh ambasadorja Kim.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë ku nesër, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, do t’i drejtohet takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN