Tashmë në Norvegji, ka hyrë në fuqi karantinimi me shtetin e Francës, për shkak të situatës me koronavirusin.
Pasagjerëve të fluturimit nga Nisa, Francë, në Oslo të Novergjisë, do t’u duhet të hyjnë në karantinë, për 10 ditë. Kjo, për shkak se avioni u ul në Norvegji, një minutë më vonë nga shpallja e vendimit.
Sipas faqes zyrtare të FlightRadar24, avioni “SAS Boeing 737” u ul në pistë një minutë pas mesnatës.
Këshilltarja e ministrisë të Shëndetësisë për Novergjinë, Elisabeth Johansen, ka theksuar për mediet:
“Kalimi në zonën e kuqe, hynte në fuqi prej mesnatës. Ndaj, në mesnatë ose një minutë pas mesnate, pasagjerët duhet të izolohen siç është përcaktuar”.
Në këto kushte, udhëtarëve u duhet të mbyllen në shtëpi, aeroporte apo hotele.