Një fenomen mjaft i rrallë ka ndodhur të premten në jug të Brazilit, ku vendasit kanë dalur të festojnë rënien e flokëve të dëborës.
Vala e paprecedentë e të ftohtit që ka prekur vendin ka sjellë edhe fenomenin aq të rrallë për një vend si Brazili, që njihet për temperaturat e nxehta dhe plazhet. Sipas mediave lokale të Brazilit, dëborë e lehtë ka rënë në qytetet jugore të vendit, Curitiba dhe Tijucas Do Sul.
Shteti më jugor i Brazilit ndërkohë, Rio Grande do Sul regjistroi edhe temperaturat më të ulta, në -8 gradë celcius. Metereologët brazilianë dhe autoritetet përkatëse kanë lëshuar sinjalet e emergjencës për disa zona jugore të vendit si pasojë e motit mjaft të ftohtë, duke i bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi, për t`i shpëtuar të ftohtit historik që ka goditur vendin.