MENU
klinika

Intervista për 'The Economist'

Bill Gates: Covid-19 do të shkaktojë miliona viktima

19.08.2020 - 17:40

Bill Gates, njeriu që parashikoi që 5 vite më parë përhapjen e koronavirusit, bën një tjetër parashikim të frikshëm për pandeminë që po mban të mbërthyer globin prej disa muajsh.

Në një intervistë për ‘The Economist’, filantropi amerikan thotë se deri kur pandemia të marrë fund, miliona njerëz do të vdesin kryesisht në vendet në zhvillim, teksa aktualisht numërohen 785 mijë viktima.

“Shumica e vdekjeve do të shkaktohen jo nga pandemia në vetëvete, por nga sforcimi i sistemit shëndetsor, në vendet me ekonomi të dobët. Gati 90% e vdekjeve do të shkaktohen jo drejtpërdrejtë nga koronavirusit”.

Fundin e 2021 e sheh edhe si periudhën e fundit të saj, një kohë e mjaftueshme sipas Gates për krijimin e një vaksine të sigurtë dhe imunizimin e pjesës më të madhe të popullsisë botërore.

“Nga fundi i vitit 2021, një vaksinë mjaftueshëm efektive mund të jetë e përdorshme masivisht. Një pjesë e madhe e popullsisë globale do të mund të imunizohet për të ndërprerë përparimin e pandemisë”.

Foncadioni i tij, Bill dhe Melinda Gates, ka dhënë 350 milionë Dollarë në formë donacionesh në luftën globale kundër koronavirusit. Gates thotë se vendet e botës duhet të shpenzojnë miliarda për krijimin e vaksinës, për të kursyer triliarda në dëmet ekonomike që ajo mund të shkaktojë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!