MENU
klinika

"Jo rikthim karantine"

Brataj: Do ketë shtrëngime masash, mbyllje e lokaleve apo supermarketeve

13.08.2020 - 08:18

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se po shikohet mundësia për shtrëngim të masave, nisur nga rastet e shumta, por kurrsesi nuk mendohet që të rikthehet karantina.

Kur thotë shtrëngim të masave, Brataj e ka fjalën për mbylljen e bizneseve që kthehen në vatra infeksioni, siç mund të jetë lokalet apo supermarketet, por vë theksin se ato do të jenë të pjesshme. Që do të thotë, fakti se në një lokal kanë rezultuar disa punonjës të infektuar, do të merret vendimi për mbylljen tij, dhe jo domosdoshmërisht të të gjitha lokaleve në bllok. Gjatë intervistës së dhënë për Report Tv, shefi i Urgjencës vuri theksin se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen.

Është thënë disa herë se gjatë korrikut dhe gushtit të infektuarit do ishin në rritje.Gushti do jetë kështu. Mendoj se pas gushtit do vlerësohet respektimi i masave. Numri vjen nga lirimi i masave. Tani ka filluar përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe shpresoj që në shtator të shikojmë efektet. Masat janë të lidhura me numra. Edhe aty ku ishin shifrat shumë të ulëta po kthehet sërish. Nuk flitet për karantinë. Shtrëngim të masave mund të ketë. Të pjesshme ose të detyrueshme.

Nuk mendohet për mbyllje, izolim, karantinim. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen. Nëse nuk ka më burime spitalore dhe njerëzore, detyrimisht do ketë masa shtrënguese. Është në dorë të qytetareve të respektojnë masa. Nuk mund të ecin të ndarë institucionet me qytetarët. Duhet të ulin kontaktet. Nuk ka pse të ketë mbyllje nëse ulim numrin e infektimeve.

Është e kollajshme nëse respektojmë masat. Nëse bëhet një kontroll i rreptë i masave ulet dhe infeksioni. Po shohim mbyllje lokalesh. Aty ku vatra është e madhe. Mund të ketë mbyllje të një vatre, të një biznesi që ka një numër të madh të infektuarish. Kur flasim për mbyllje nuk flasim për mbyllje të pa kontrolluar. Për dy deri në tre javë. Bizneset duhet të vihen në lëvizje për të respektuar masat. I bëjnë të keqen vetes.

Të gjitha lokalet që ka grumbullime janë burim infeksioni të përhapjes. Çdo lloj grumbullim njerëzish është burim për shpërndarjen e infeksionit. Nuk duhet të vëmë fitimin përpara shëndetit.

Ligji e parashikon që përveç gjobës mund të ketë dhe mbyllje aktiviteti. Nuk mund të lëmë jetën e njerëzve në duart e njerëzve që mendojnë përpara fitimin. Me ligj veç sanksioneve është dhe ndërprerja e aktivitetit. Ajo që ka ndryshuar tek sëmundja tani është se nuk ka atë agresivitetin e marsit dhe prillit, por nuk ka ndryshuar përhapja e shpejtësisë. Virusi është më pak agresiv, por nuk është se nuk e rrezikon jetën. Duhet të ruajmë shëndetin. Virusin e kemi këtu. Vazhdon të marrë jetë njerëzish. Vazhdon të shpërndahet virusi“, tha Brataj.

Brataj është një nga mjekët e parë që u infektua nga COVID-i dhe siç rrëfen shefi i Urgjencës, në adresë të tij kanë mbërritur shumë mesazhe ku e akuzonin se “kishte gënjyer, se nuk është infektuar me të vërtetë”. Për Brataj, për këta njerëz kanë nevojë për një vizite te psikiatri.

“Ne duhet ta shohim realitetin në sy. Në këtë rast jam thjesht mjek. Më shqetëson shëndeti i familjes sime dhe i shqiptarëve. Këtu nuk është askush i ndarë. Kjo sëmundje është akoma në vazhdim. Po ndryshon. Mosbesimi është. Karantina zgjati gati 2 muaj e gjysmë. Numri u ul. Por kur njerëzit menduan se iku virusi neglizhuan masat. Jo vetëm nga njerëzit por edhe nga personeli shëndetësor.

Me lirimin e masave u tha se do të kishte rritje të të infektuarve. Unë kam në rrjetet e mi sociale mjaft njerëz që më akuzojnë se nuk kam qenë i sëmurë, por kam bërë sikur. Kjo është çmenduri. Nuk mund të lejohen këto njerëz të çfarëdollojë qofshin duhet të kontrollohen nga ana mjekësore. Shumë nga këto njerëz më duket se kanë nevojë për një vizitë psikiatrike. Është e tmerrshme të thuash që nuk ekziston koronavirusi, kur çdo ditë kemi vdekje, të shtruar në spital“, përfundon Brataj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!