Ashtu si Bekim Balaj, edhe Endri Çekiçi vjen me gol në grumbullimin e Kombëtares, me ndryshimin që sulmuesi pogradecar vesh për herë të parë fanellën e ekipit A, me shpresën të debutojë më 4 ose 7 shtator.
Çekiçi shënoi golin e parë në kampionatin slloven për sezonin e ri. Futbollisti i Olimpia Lubjanës ktheu në gol penalltië e fituar në minutën e 26-të në takimin e javës së dytë të kampionatit të Sllovenisë kundër Coper-it.
23-vjeçari goditi me stil duke gënjyer portierin kundërshtar. Edhe pse gjatë viteve të fundit ka treguar formë të jashtëzakonshme në klub, tekniku Edi Reja i dha mundësinë për t’iu bashkuar kombëtares A në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë.