MENU
klinika

Befasia e boksierit rus

Çfarë grushti! Povetkin mposht Whyte me nokaut

23.08.2020 - 15:45

Një ndeshje e jashtëzakonshme në peshat e rënda në boks e zhvilluar ajo mes Alexander Povetkin dhe Dillian Whyte. Boksieri rus ka befasuar botën, me një goditje të jashtëzakonshme dhe të papritur 30 sekonda pas fillimit të raundit të pestë për titullin WBC.

Povetkin, tani me 36 fitore (25 me KO), 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, i kishte humbur të katër raundet e mëparshme me pikë, duke rënë dy herë në tapet. Humbja dukej se ishte vetëm çështje kohe për 40-vjeçarin rus deri në momenti kur një grusht perfekt ka ndryshuar gjithçka.

Whyte ka rënë në tapet dhe gjyqtari i ndeshjes nuk ka nisur as numërimin deri në 10, duke e mbyllur sfidën menjëherë. “Nuk mendoj se do ta mbyllja ndeshjen në këtë mënyrë”, – ka thënë Povektin pas fitores.

Ky triumf i Povetkin i hap rrugën për t’u ndeshur me Anthony Joshua, që priste fituesin e kësaj sfide, që për shumicën ka qenë befasi. Joshua duhet të mposhtë Povetkin, për t’u ndeshur më pas me Tyson Fury.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN