“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Cilat janë llojet e protezave artikulare të gjurit?
Përgjigjet mjeku: Ka dy lloje protezash artikulare: protezë e çimentuar dhe e paçimentuar.
Të dy llojet kanë përdorim të gjerë. Në shumë raste përdoret kombinimi i të dyjave. Përcaktimi i llojit të protezës që do të përdoret bëhet nga kirurgu në varësi të moshës dhe stilit të jetesës së pacientit dhe përvojës së vetë kirurgut.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.