MENU
klinika

"Luftove deri në fund si burrat, por…!"

Covid-19 i merr jetën zyrtarit të PS-së

15.08.2020 - 07:57

Koronavirusi i ka marrë jetën zyrtarit të Partisë Socialiste, Ndue Ndoci.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë eksponentë të kësaj partie, miq e kolegë të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Ndocit.

Ndue Ndoci ka mbajtur disa funksione në disa institucione shtetërore.

Deputeti Ulsi Manja ka shkruar dedikimin e tij në Facebook, ku thotë: “E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci!”.

Postim prekës ka bërë edhe fotografi i Kuvendit, Agim Rama, i cili thotë:

“LAJM I ZI : Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im !”

Ndërsa ish drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato shkruan:

“R.I.P NDUE NDOCI

Një lajm shumë i hidhur na pushtoi mbrëmjen e sotme! Një pjesë e miqve të mi të përbashkët dhe familjarët e tij humbëm me dhimbje një njeri shumë të dashur, një bashkëpunëtor dhe një koleg të cmuar, puna dhe vepra e të cilit ndoshta nuk u vu shumë në pah, por ne që kemi punuar krah tij e dijmë cfarë vlerash të rralla dhe cilësish njerëzore e profesinale gëzonte Ndue NDOCI mes nesh!


…Gjithmonë më dërgonte të fala dhe sa herë shiheshim pëqafoheshim…U prehsh në paqe Ndue! ?Ngushëllimet më të thella familjes së mikut tonë! ? I gjithë kolektivi i ATP do të të kujtojë me shumë dashuri dhe mirënjohje?”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!