Pas publikimit të mesazheve të qytetarëve nga ana e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia se në spitalin covid 2 s’ka as ilace, vjen reagimi i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Në reagim thuhet se pacientëve iu ofrohet terapi e plotë dhe se nuk mungon asnjë medicament. Po ashtu ftohen politikanët të lejojnë mjekët të bëjnë punën e tyre.
DEKLARATA E SPITALIT
Në përgjigjie të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.
Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.
Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm.