MENU
klinika

Liga Profesioniste e Futbollit letër Kuvendit

Dëme financiare/ Rrezikohet pjesëmarrja në Superiore

10.08.2020 - 11:46

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit i kanë drejtuar ditën e sotme kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë publike, me anë të së cilës kanë kërkuar rishikimin e kuadrit aktual ligjor, e më tej ndërmarrjen e nismave ligjore nëmbështetje të veprimtarive sportive të Kategorisë Superiore.

Në letër thuhet se si pasojë e pandemisë, financat e klubeve si edhe financuesve të tyre janë dëmtuar dhe kanë zbehur perspektivën e ofrimit të sponsorave seriozë e të qëndrueshëm.

Në rast të një përgjigjeje negative përkundrejt realizimit të kërkesave të renditura në letër, Liga Profesioniste e Futbollit ka paralajmëruar edhe mosmarrjen pjesë në Kampionatin Kombëtar në Kategorisë Superiore, në Shtatorin e këtij viti. Kjo e fundit do të ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e futbollit shqiptar.

Së fundmi, ata shprehen se mbeten në gatishmëri për diskutim me strukturat përkatëse për diskutimet në përmbushje të kërkesave.

  • Më poshtë letra e plotë: