MENU
klinika

“Ndjesë në emër të shtetit shqiptar”

“Do t’i çoj që nesër Qeverisë një kalendar”, Presidenti Meta pas krizës në Kakavijë: Ta ketë parasysh…

17.08.2020 - 12:44

Situatën e krijuar për 4 ditë me radhë në kufirin e Kakavijës Presidenti Ilir Meta e ka quajtur të pafalshme e të papranueshme dhe sipas tij është vetëm papërgjegjshmëri e qeverisë.

Ishte tërësisht e parandalueshme kjo situatë, tha Presidenti Meta në një konferencë për mediat këtë të hënë.

“Ditët e fundit jeni tronditur nga situata e jashtezakonshme humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshaur i lanë të braktisur e në kushte tejet të vështira.

Kam qenë e mbetem bashkëpunues me qeverinë për tu bërë pjesë e sensibilizimit e duke apeluar mbi përgjegjshmerine që secili duhet të marrë pët të kapërcyer se bashku e me sa më pak kosto situatën e pandemisë.

Situata në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga qeveria shqiptare ndaj shtetasve të saj. Si shpesh herë, qeveria gjen justifikime duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit.

Ndërkohë që është përgjegjesia e saj parësore te merret me shendetin e shtetasve te saj.

Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare, radhë ka pasur dhe në situata Normale në këtë kohë dhe Kakavija mban ngarkesë jo normale e muaji gusht mbetet tepër i ngarkuar aq më tepër në kushtet e sivjetshme. që të parandalohej ajo që tronditi të gjithë. Radhët e gjata janë të pajustifikuara nga autoritetet tona,një qeveri e pergjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave, por parandalon. Askush nga institucionet nuk i njoftoi qytetarët, qeveria për më tepër fajësoi dhe vetë qytetarët për krijimin e radhëve të gjata”.

Teksa kërkoi falje ne emer te shtetit shqiptar ndaj te gjithe qytetareve shqiptare qe ishin pjese e situates se krizes ne kufi, sipas kreut te shtetit, strukturat kryesore duhet te ndjekin me perparesi levizjen e shtetasve tane.

“Kerkoj ndjese ne emer te shtetit shqiptar per te gjithe qytetaret qe per dite te tera kaluan momente teper te veshtira ne pikat e kalimit kufitar me Greqine.

Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të vecantë kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120 eurosh është i papërballueshëm, të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit”.

Teksa ka fajësuar drejtpërdrejt Qeverinë shqiptare për situatën e krijuar për 4 ditë me radhë në kufirin e Kakavijës, Presidenti Ilir Meta tha sot se do i dërgojë ditën e nesërme një kalendar me frekuencën e kalimeve në kufi të emigrantëve shqiptarë, për të pasur parasysh situatën e të veprojë në kohën e duhur për parandalimin e situatave të tilla.

“Do i çoj që nesër një kalendar qeverisë, për të pasur parasysh frekuencën e kalimeve në kufi gjatë një viti, i dimë të gjitha, kohën kur vijnë, e kohën kur largohen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!